U zhvillua ne Puke mbledhja e radhes me prinderit e nxenesve te ketij kursi


U zhvillua sot 16 dhjetor 2017 ne ambjenet e shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke mbledhja e radhes me prinderit e nxenesve te Kur'anit te qytetit te Pukes.

Gjate mbledhjes u  diskutua ecuria e kursit te Pukes, problematikat e hasura si dhe mundesia e permisimit te metejshme te ecuris mesimore. Pike e rendesishme ishte kerkesa nga ana e drejtuesve te kurseve ne angazhimin edhe me te madh te femijeve ne mesim me qellim rritjen e dijes dhe kultures Islame.
Ne takim ishin te pranishme drejtues te shoqates B.K.I Puke si dhe Myftiu i Puke Gezim Kopani.
Ne fjalen e tij Myftiu i Pukes Gezim Kopani nder te tjera tha: "...Kurset zyrtare islame jane thesar i çmuar qe duhen vlersuar dhe mbeshtetur. Fal Zotit Mejtepi i Pukes krijon mundesin e mesimit te ketij thesari. Me kete rast falenderoj te gjithe ato prinder te cilet dergojne femijet e tyre ne keto kurse si dhe falenderim te vecante per shoqaten V.H.K. Istanbul e cila prej vitesh mbeshtet Mejtepin e Pukes dhe ate te Fushe Arrezit. Aktualisht ne rrethin e Pukes jane te hapura zyrtarisht 5 kurse islame nga keto 2 nga shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke ne bashkepunim me shoqaten Istanbul, dhe 3 nga Myftinia Puke. Mbajtia hapur e nje kursi nuk eshte e lehte aq me teper ne zonen tone,  pasi jemi ne kushte te kufizuara dhe me kete rast ftoj fondacionet islame qe operojne ligjerisht ne Shqiperi si p.sh shoqaten Instabul per te mbeshtetur edhe  kurset e tjera ne rrethin e Pukes me qellim krijimin e kushteve optimale dhe domethenese per rinin islame te kesaj zone."

Ne fund te takimit drejtues te shoqates Bashkesia Kultura Islame Puke njofton se ne vitin 2018 priten te ben disa ndryshime ne strukturen organizative te shoqates.



Comments