PAK vlersim per Myftiun e Pukes Gezim Kopani

Puka kete fundviti shnderrohet ne nje metropol dashurie

Nga: Mark Bardhoshi 
(Kryetar i shoqates se Invalideve dhe Paraplegjikeve dhe Tetraplegjikeve Puke)

Ne ndryshim nga metropolet qe kane karvane te gjate makinash ose objekte me ngjyra, zbukurime etj, qe japin pamje te rrale fale edhe dekorit, Puka nuk i ka keto  parametra, sepse eshte qytet i vogel. Por ka dicka me superiore, me fantastike e qe quhet vellazeria mes komuniteteve qe jetojne ne kete qytet. E kjo vellazeri nuk eshte inekzistente, por reale dhe e prekshme per njerezit qe jetojne ketu, ku padyshim, nje merite te vecante ka komuniteti mysliman, i cili jep mesazhe te qarta vellazere dhe bashkepunimi. Qysh prej 17.12.2006, dite ne te cilien Ambasadoret e Paqes vizituan per here te trete Puken, per te vazhduar me festen e Krishtelindes dhe me pas me festen e Kurban Bajramit. Ne mes komuniteteve te dy besimeve jane shtuar dukshem perpjekjet per bashkepunim dhe pritet shume shpejte kurorezimi i tyre praktik, duke forcuar akoma edhe me teper besimin reciprok tek njeri-tjetri. E para qe ka propozuar bashkepunim konkret ka qene Myftinia e Pukes me ane te Myftiut te saj, z.Gezim Kopani, i cili kerkoi kontakte me te shpeshta per te bere realitet projekte te perbashketa ne te miren e komunitetit pukjan, si uljen e varferise etj. Po gjeti aprovimin edhe nga perfaqesuesit kryesore te klerit katiolik ketu ne Puke.
Njerez te till, sic eshte Gezim Kopani, i sherbejne, jo vetem komunitetit myslimn ku ai ben pjese, por krejt komunitetit tone ne pergjithesi, duke sherbyer edhe si shembull per te tjeret. Vlerat e tij shpirterore, intelektuale dhe qyetetare qe ai disponon, te imponojne respekt e dashuri, jo vetem per ate dhe familjen , qe e ka te mrekullueshme por per tere komunitetin qe perfaqson e qe ketu jetojne vellazerisht. Ai, bashke me babain e tij, Qazimin, kane themeluar Shoqaten "Bashkesia Kultura Islame" me mbi 100 anetare te saj ne qyetin e Pukes dhe te habit fakti se ketyre anetareve nuk u kerkohet kuotizacion per te kontribuar dhe shpenzimet i perballojne si familje.
Kjo shoate eshte mjaft e njohur ne rrethin tone, jo vetem ne qytet, por edhe ne fshatra e kane perkrahur qindra familje pukjane pa ngjyra fetare apo dicka tjeter. Sigurisht, atij nuk i shkoi mendja se keto qe m'i tregoi me sinqeritet te plote, do te behen publike, por me sa duket kjo, ne te vertete nuk i intereson, por projektet e kthyrera ne vepra dhe dashuria ndaj njerezve.
Ne te vertet une nuk i kam marr miratim e tij per te publikuar asgje. Per kete i kerkoj ndjese, por, per veprat e bukura te kujdo qofte, ata duhet ti behen te njohura publikut. Duke e ditur per bukuri c'eshte vuajtja, c'eshte njeriu. Gezimi vlerson me shume se asgje dinijtetin njerezor. Po ky njeri ka qene i pare me me ka dhene mbeshtete te plote, jo vetem morale, por edhe ndihme konkrete materiale, edhe pse nuk kam me se 40 e ca dite ne krye te shoqates se invalideve paraplegjike dhe tetraplegjike te rrethit tone.
Vlera e financimit shkon mbi 380 dollare. Jam i befasuar nga dashuria e tij. Edhe pse e di qe jam nje individ i privilegjuar nga kleri katolik edhe ne pergjithesi nga inteletualet e shoqeria pukjane. Mua nuk me mbetet gje tjeter vecse ta falenderoj me gjithe zemer, ti shpren mirenjohjen time, jo vetem ne emrin tim, por edhe te stafit ku une marr pjese dhe ta uroj per misionin e marr prej tij qe lumturia, suksesi dhe miresia e ndjekshin ne cdo hap te jetes.

Ky material eshte publikuar ne vitin 2007 tek Gazeta e Lezhes

Comments