Çertifikohen nxenesit e nivelit te pare te Kur'anit Puke,Fushe Arrez dhe Iballe

Sot, 29.05.2016 Shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke me mbeshtetjen e shoqates V.H.K. Istanbul dhe te Myftinise Puke zhvilloi ne xhamin e qytetit te Pukes konkursin e Nivelit te Pare te nxenesve te Kur'anit Puke, Fushe Arrez dhe Iballe.

Ne fillim nxenesit zhvilluan testin me shkrim per te vazhduar me pas testin me goje. Ne komisionin vlersues ishte Myftiu i Pukes Gezim Kopani,N/Kryetari dhe Sekretari i shoqates B.K,I Puke H.Halit Ringaj dhe Afrim Laçi.
Pas perfundimit te testimeve dhe te konkurseve nxenesit shfaqen nje program festiv te pergatitur nga  vet ato.
Aktivitetin e pershendeti Myftiu Gezim Kopani i cili tha: "Pergezoj te gjithe nxenesit te cilet sot moren pjese ne kete konkurs shume domethenes per ta. Uroj qe dituria e tyre islame te vije ne shtim dhe ata te nxene me deshire dhe zemer kete dituri. Falenderim i vecante shkon per prinderit te cilet i kan dorezuar femijet e tyre si amanet per ne. Ky ishte nje aktivitet i vecante dhe uroj qe shoqatat B.K.I Puke dhe Shoqata Istanbul te shtojne edhe me shume mbeshtetjen e tyre pasi ky eshte vendi i duhur."
Ndersa ne emer te shoqates B.K.I Puke pershendeti aktivitetin Sekretari i saj Afrim Laçi i cili tha: "Falenderoj nxenesit qe jane pjese e kurseve te shoqates tone, po ashtu edhe nxenesit qe moren pjese sot ne kete konkurs. Ne kemi zhvilluar edhe here te tjera konkurse te tilla por jo e ketij niveli kaq te madh. Ky eshte motivim qe nxenesit te mesojne edhe me shume."
Perveç paisjen me çetifikaten e Nivelit te Pare akoduar nga Shoqata Bashkesia Kultura Islame Puke dhe Myftinia Puke u be edhe shperndarja e disa çmimeve si:
Ne fund te ketij konkursi u shperndane çmime motivuese per nxenesit te cilat u fituan nga:

Çmim i pare:  u fitua nga Emanuela Laçi (Puke)

Çmim i dyte: u fitua nga Armanda Delia (Puke)

Çmim i trete: u fitua nga Ornelda Kuçi (Puke)

Çmim i trete:  u fitua nga Erjon Syla (Fushe Arrez)

Çmim i trete:  u fitua nga Ekzon Dhjaku (Fushe Arrez)

Çmim i trete:  u fitua nga Orgito Aliaj (Fushe Arrez)

Çmime te tjera ishin ato:

Çmim per vizatimin me te mire u fitua nga: Ersilda Hyseni, Fatma Kopani dhe Fatjet Laçi

Çmim per Prezantim u fitua nga: Xhovana Vatoci dhe Ornelda Kuçi

Çmim per Interpretim u fitua nga: Aurela Shpata, Ornelda Kuçi, Fabjola Brahaj


















































Comments